Një orë e gjysmë do të zgjasë debati Zaev – Mickoski


Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski njoftoi, se debati që do të mbahet sot, ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski do të zgjasë një orë e gjysmë, njofton Portalb.mk.

Debati i sotëm, ndërmjet udhëheqësve të pozitës dhe opozitës, është i pari që pas dy dekadave.

Do të nis në ora 20:00, në Radio Televizionin e Maqedonisë, do të mbajë titullin: “Një vjet qeverisje, një vjet opozitë” dhe do të diskutohen tema aktuale – negociatat për emrin, politika e jashtme dhe e brendshme, reformat dhe borxhet.

Baby Boo