Një numër i madh i zj*arreve, ende aktiv


Në të gjithë vendin ka ende një numër të madh zj*arresh aktive. Zja*rri në rajonin Dellçevë-Pehçevë është ende aktiv, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kr*iza. Ka zjarre në Kumanovë, Prilep, Sveti Nikole dhe në Saraj. Sot pritet të vijë pjesa e dytë e ekipit austriak, për të ndihmuar në përballimin e zj*arreve. Gjithashtu është paralajmëruar edhe ndihma nga vendet e tjera.

“Një pjesë e ekipit austriak mbërriti mbrëmë vonë, pjesa tjetër do të mbërrijë sot më vonë dhe përbëhet nga 140 persona, 16 automjete të specializuara me pajisje zjarrfikëse, një ekip mjekësor, 26 kamionë dhe nëntë rimorkio. Edhe shtete tjera kanë njoftuar se do të dërgojnë përfaqësuesit dhe resurset e tyre në shuarjen dhe trajtimin e zj*arreve, por gjatë ditës së sotme ose nesër do të jeni të informuar më tepër”- deklaroi Marija Milkova – Qendra për Menaxhimin e Kr*izave. Nga QKM kërkuan mbështetje nga qytetarët, dhe të kenë kujdes me bishtat e cigareve, dhe të mos ndezin zj*arr në ambient të hapur në ditët në vijim.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e qytetarëve, kështu që unë do t’u bëj thirrje qytetarëve në ditët në vijim, derisa janë temperaturat e larta, të përmbahen nga ndezja e grilave dhe zj*arreve në natyrë, dhe duhanpirësit të jenë shumë më të kujdesshëm kur i hedhin bishtat e cigareve, sepse shumica e zj*arreve në histori janë nga rruga drejt pjesës së hapur drejt pyjeve. I lus duhanpirësit ta fikin çdo cigare që pinë”- pohoi Dragi Tarçugovski-Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas QMK-së, gjatë ditës së sotme një rezervuar me karburant avionësh do të transportohet në kazermën e Shtipit, që helikopterët serbë të mund të furnizohen me karburant, nga një destinacion më i afërt, që të rritet efikasiteti i tyre.

Baby Boo