Një në tre fëmijë rezulton pozitiv. Rriten frikshëm infektimet tek të vegjlit

Doctor’s hands in protection gloves putting COVID-19 test swab into kid’s mouth in hospital.

Pavarësisht se e kalojnë më lehtë, 1 në 3 fëmijë rezulton me Covid.

Raporti ka dalë gjatë vizitave tek mjeku pediatër.

Nuk ka dallim mosha pasi ndërmjet fëmijëve te prekur janë si ata që frekuentojnë çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Por fatmirësisht mjeket thonë se janë të pakta rastet kur referohen për në spital ndërkohë që temperatura u shkon edhe 40 gradë celsius.

Mjekët pediatër i bëjnë thirrje prindërve që të tregohen të përgjegjshëm e të mos i çojnë fëmijët në çerdhe, kopsht apo shkollë, kur shfaqin simptoma, pasi infektojnë fëmijët e tjerë.

Përveç Covidit, fëmijët janë prekur edhe nga virozat respiratore të cilat në këtë periudhë po qarkullojnë paralelisht me dy mutacione të Covid.

Baby Boo