Një muze në Kroaci përdor term fyes kundër shqiptarëve, flet Vuçiç


Një muze në Zadar të Kroacisë ka përdorur term fyes për shqiptarët në një një ekspozitë të vjetër, ndërsa muzeu u justifikua duke thënë se ekspozita datonte në vitet 1970.

Gazeta Novosti e Kroacisë njoftoi përdorimin e fjalës të enjten në një panel të një ekspozite dygjuhësore në kroatisht dhe anglisht në Muzeun Arkeologjik në Zadar.

“Pasardhësit linear të ilirëve janë shqiptarët e sotëm ose “shiptares”, thotë përkthimi në anglisht.

Jakov Vuçiç, kreu i muzeut, pohon se përdorimi i fjalës fyese “Siptari” për shqiptarët është për shkak se tabela daton në një ekspozitë mbi historinë ilire të përpiluar në vitet 1970.

“Autori ishte i ndjeri Sime Batoviç, i cili e bëri atë në fillim të viteve ’70. Për sa kohë që unë e di, ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë ankesë për këtë“, tha ai, duke pretenduar se fjala ndoshta nuk kishte të njëjtin kuptim negativ atëherë.

“Nëse ndërkohë u bë një term nënçmues, nuk e di; Unë personalisht nuk [akademikisht] merrem me këtë temë“, tha Vuçiç.

Ai tha se muzeu do ta hiqte fjalën nëse do të bëhej problem, pasi është “vetëm një fjalë në një ekspozitë masive”.

Bashkësia shqiptare në Republikën e Kroacisë, megjithatë, ka shprehur pakënaqësinë e saj.

Ajo tha për Novosti: “Ne shqiptarët nuk jemi të kënaqur duke u referuar si ‘Siptari’. Prapa kësaj fjale nuk qëndron asnjë kontekst pozitiv”.

Përfaqësuesi i pakicës shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, tha se termi “Siptar” është përdorur në një kontekst negativ gjatë gjithë shekullit të 20-të dhe se situata nuk ishte e ndryshme tani.

“Është e pakuptueshme që një term i tillë të përdoret në një institucion akademik, i cili synon të shërbejë si model ndaj të tjerëve në aspektin e punës dhe besueshmërisë së tij“, tha ajo për BIRN.

Lekaj Prljaskaj i bëri thirrje Muzeut të shpjegonte ‘kontekstin specifik’ në të cilin përdoret termi nënçmues.

Termi përdoret në disa vende ish-Jugosllave për shqiptarët, veçanërisht në Serbi.

Baby Boo