Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident në Probishtip


Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje në ora 21.10 në udhëkryqin midis rrugëve Jakim Stojkovski dhe Nikolla Karev në Probishtip, transmeton Almakos.

Në aksident ka marr pjesë vetura e tipit “ reno megan “ e drejtuar nga L.M.(60) nga Probishtipi si dhe motoçikletës pa targa, e drejtuar nga K.J.(21) nga fshati Zlletovë, Probishtip.

Pas aksidentit, shoferi i motoçikletës është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit “Nada Mihajlova” në Probishtip dhe pas ndihmës mjekësore është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku iu janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Probishtip./Almakos/

Baby Boo