Një mjeke në Kumanovë rezulton pozitive me Korona


Një mjeke në Spitalin e Kumanovës është një nga pesë pacientet e reja nga ky qytet, që gjatë 24 orëve të fundit është konstatuar me koronavirus. Ajo ka treguar ndërgjegje të lartë, duke e shpërnda këtë informacion edhe në fаcebook, me qëllim që ta dinë të gjithë pacientët dhe personat tjerë që kanë qеnë në kontakt.

Ajo ka thënë se informacioni për KOVID19 nuk duhet të fshehet.

Jozyrtarisht merret vesh se teste pozitive të koronavirusit në Spitalin e Kumanovës kanë arritur edhe për një mjek dhe një motër, shkruan kumanovoneës. Mjekët nga ky spital janë ankuar se nuk kanë mbrojtje adekuate./Gazeta Lajm

Baby Boo