Një maqedonas go*det futbollistet femra të Shkëndijës!


Gjatë fundjavës së shkuar është zhvilluar ndeshja në futboll në kategorinë e femrave mes Shkëndijës së Tetovës dhe Luboteni poashtu nga ky qytet. Edhe pse Shkëndija humbi këtë ndeshje por kjo pak rëndësi, më e rëndësishmja është se pas mbarimit të ndeshjes një tifoz maqedonas i Lubotenit ka zbirtur në fushë dhe ka go*ditur një futbolliste femër të Shkëndijës së Tetovës me bo*ksa. Që të jetë tragjedia më e madhe policia edhe pse prezente ka qenë e pafuqishme të pengojë su*lmin. Më poshtë sjellim reagimin e plotë të KFF Shkëndija

“Ndeshja e sotme në mes Zfk Ljuboten dhe Kff Shkëndija përfundoj në favor të ekipës vendase, urime dhe suksese ekipës kundërshtare kurse neve na ngelet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme”Sa mesazh i bukur dhe paqësor do të ishte ky apo jo?Por ja që sporti këtu te ne vë në pikëpytetje të madhe sigurinë e vajzave tona, sot pasi përfundoj ndeshja shtrënguam duart dhe e uruam kundërshtarin për lojën e bërë dhe papritmas dikush futet nga publiku dhe god*et lojtaren tonë pa asnjë arsye, po i njëjti gjatë gjithë ndeshjes fyente lojtaret tona me fjalët më banale që mund të ekzistojnë, lind pyetja Policia a reagoj? Policia ishin të habitur sepse kishin ardhur të shikojnë ndeshjen e jo të bëjnë punën e tyre, të ruajnë sigurinë e lojtareve tona dhe stafin e cilës do ekip nga incidentet e këtilla.Është turpi i botës kur forca e një burri tregohet ndaj një vajze.Neve si klub dënojmë çdo lloje të dhunës dhe shpresojmë organet kompetente të marin këto çështje me seriozitet që rastet e tilla mos të përsëriten. KFF Shkëndija

Baby Boo