Një leksion për Baton Haxhiun nga Izraeli! Shteti izrealit ka ndjekur nazistët edhe 40 vjet pas Holokaustit


Deklarata skandaloze e Baton Haxhiut, së “Pas njëzet vjetëve skan çka dënohen serbët për krimet në Kosovë,” dhënë para disa ditësh jo që është papërgjegjshme të thuhet nga një shqiptar, por edhe nëse një serb të jepte në deklaratë të till do të cilësohej një skandal i vërtetë.

Shembulli më i mirë për kriminelët e luftës është Izraeli. Kur u krijua shteti izrealit synim kryesor kishin sjelljen para drejtësisë të ish-naziztëve gjerman që kishin kryer vrasje masive të hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shërbimi sekret izralit i njohur me emrin MOSSAD kishte formuar një grup të quajtur ‘Gjuetarët nazist’ të ciliët kishin për mision arrestimin ose eliminim e nazistëve, anëtarët e SS, dhe bashkëpunëtorët nazistë të përfshirë në Holokaust. Gjuetarët e nazistëve kanë kryer operacione kryesisht në Amerikën jugore: Argjentinë, Bolevi, Brazil dhe në disa vende të Evropës, ku ishin arratisur nazistët pas përfundimit të LDB.

Këto ishin disa nga arrestimet më të bujshme të kryera nga Mossad:

Herberts Cukurs , “Kasapi i Rigës”, u vra nga agjentët e Mossad në Montevideo, Urugua, në 1965.

Adolf Eichmann u ndoq nga Mossad përpara se të kapet dhe kontrabandohej nga Argjentina në 1960 nga Mossad , dhe u gjykua në Izrael, pas së cilës u ekzekutua.

Josef Schwammberger u gjurmua në Argjentinë nga agjenti Simon Wiesenthal dhe Welles. Ekstraduar në Gjermaninë Perëndimore në 1990, ai u dënua me burgim të përjetshëm në 1992 dhe vdiq në 2004.

Franz Stangl , komandanti i kampeve shfarosëse Sobibór dhe Treblinka , u kap nga Mossad në São Paulo në 1967. Ai u ekstradua në Gjermani në vitin 1970 dhe u dënua me burg të përjetshëm.

Klaus Barbie , “Kasapi i Lyonit”, u ekstradua nga Bolivia në Francë më 1983, pas përpjekjeve të mëparshme të Serge dhe Beate Klarsfeld për ta ndjekur atë. Deri në kalimin e Bolivisë në demokraci, ai ishte mbrojtur nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe gjermane për qëllime të inteligjencës anti-Sovjetike, dhe i punësuar nga ushtria Boliviane nën një identitet të rrejshëm. Dënuar me burg të përjetshëm në 1987, ai vdiq në 1991.

Baby Boo