Një lehonë nga Mateçi pozitive me virusi korona, po testohet edhe foshnja


Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetërisë – Shkupi më 14 prill në ora 20 ka lindur një paciente, për të cilën rezultatet nga testimi për virusin korona kanë dalë pozitiv.

Bëhet fjalë për një grua 28-vjeçare nga Mateçi i Kumanovës, e cila ka ardhur që të lindë në Klinikë pa asnjë simptomë të sëmundjes. Sipas situatës aktuale në Kumanovë, ku ka numra alarmant të të infektuarve, të gjitha lehonat që vijnë nga Kumanova në Klinikë vendosen në pjesën izoluese, pa dallim nëse kanë ose jo simptoma të sëmundjes.

Pacientja ka lindur spontanisht, por pasi që është nga rajoni i Kumanovës, me atë që nga pranimi në Klinikë është vepruar si pacient nga zona e rrezikshme dhe sipas të gjitha protokolleve, dhe janë marrë mostra për KOVID-19.

“Pacientja mu për atë që vjen nga rajoni i krizës, është pranuar dhe ka lindur në pjesën e izolimit të Gjinekologjisë, i cili është për pacientë të infektuar me KOVID-19, e njëjta gjatë kohës së pranimit dhe gjatë qëndrimit në Klinikë ishte pa simptoma të KOVID-19. Pas rezultatit pozitiv të lehonës, janë marrë mostra edhe nga foshnja. Edhe nëna edhe foshnja vajzë janë në gjendje të mirë shëndetësore, dje janë çregjistruar dhe janë në shtëpinë e tyre”, thonë nga KGj-ja.

Baby Boo