Është plagosur rëndë L. Xh. (85) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi dje u godit nga një autobus i NQP “Shkup”. Ministria e Punëve të Brendshme informon se aksidenti ndodhi në orën 11:40 pranë Qendrës së Transportit në Shkup.
Autobusi drejtohej nga B. B. (53) nga Shkupi, ndërsa Lj. Xh., dëmtimet e të cilit u konstatuan në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit Klinik “Nënë Tereza”, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Është kryer inspektim nga një prokuror publik dhe ekipi hetimor i SPB Shkup.