Një kamion betonier përplas për vdekje një çiklist në Gostivar


Një burrë nga Gostivari ka ndërruar jetë sot pasi është përplasur nga një kamion betonier, njofton policia.

Sipas SPB Tetovë, rreth orës 15:30 të ditës së sotme është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Beliçicë” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas njoftimit, kamioni betonier drejtohej nga 56-vjeçari M.K. nga Belovishti i Gostivarit ku ka goditur me biçikletë një të moshuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në aksident personi ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë, njofton SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit është duke u hetuar nën udhëheqjen e prokurorit publik, në të cilin merr pjesë edhe ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsi.

Baby Boo