Një kalavesh i rrushit u shit 12.700 dollarë (VIDEO)


Një kalavesh rrushi i kuq “Ruby Roman” në Japoni u shit për 1,4 milion jen apo 12.700 dollarë. Shitja u bë në një ankand të organizuar në rajonin japonez Kanazawa në fillim të sezonit të vjeljeve të një lloji të rrushit shumë të vlerësuar. Pronari i zinxhirit me pakicë nga Tajvani, bleu kalaveshin e parë të sezonit. Një total prej 253 kalaveshësh rrushi të kuq u shitën në vjeljen e parë.

Kultivuesit e rrushit në Japoni janë të kënaqur me rendimentin, por edhe me shijen e rrushit, i cili është jashtëzakonisht i ëmbël për shkak të motit me diell para vjeljes. Lloji i rrushit “Ruby Roman” karakterizohet nga një shkallë e ulët e pranisë së acidit dhe një përqendrim i lartë i sheqerit, kurse për herë të parë në tregjet e Japonisë u shfaq në gusht 2008.

Baby Boo