Një javë pas hapjes së çerdheve një foshnje 15 muajshe pozitive me Covid-19


Një javë pas hapjes së çerdheve u shënua edhe rasti i parë i një fëmije të infektuar me Covid-19. Foshnja pozitiv është 15 muajshe nga një kopsht i fëmijëve në komunën Qendër të Shkupit.

E pozitiv kanë dalur edhe prindërit e fëmijës, dhe këtë mëngjes u krye një mbikëqyrje epidemiologjike në këtë kopsht të fëmijëve.

Të gjithë fëmijët që ishin në një grup me fëmijën e infektuar do të shkojnë në izolim në shtëpi njoftojnë nga Ministria e punës dhe politikës sociale./TV21

Baby Boo