Një ide briljante për Ziadin Selën, Ja kush e sjell!


Në lidhje me vështirësitë e arritjes së një koalicioni parazgjedhor ndërmjet ASH-së, Lëvizjes BESA dhe Alternativës, analisti politik Qenan Aliu nëpërmjet një postimi në profilin e tij në fejsbuk ka dalur me një ide briljante për ta zgjidhur këtë ngërç që ika kapluar këta subjekte që prej sa muajsh e që duan të bëhen bashkë, por assesi të gjejnë rrugën e duhur që do ti gëzonte të gjithë shqiptarët e pakënaqur nga kjo qeverisje.
Ja cila është ideja e Analistit Aliu:

BASHKËVEPRIMI POLITIK MIX dhe Ziadin SELA !

Teoritë mbi demokracinë dhe në veçanti praktikat zgjedhore e parlamentare , njohin disa forma të bashkëpunimit në mes partive politike si hallka shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe demokracinë. Por siç duket partitë politike opozitare të ngulfatur nga animoziteti në mes vete, madje edhe nga sindromi i liderizmit, nuk duan as që ti shqyrtojnë këto forma të teorive mbi demokracinë dhe pragmatizmin politik.

Në rrethana kur në RMV, tre partitë që synojnë të arinë një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, pas thirjes publike të kryetarit të ASH-së Ziadin SELA, duhet shqyrtuar variantin MIX të bashkëpunimit në mes të ASH, L.BESA dhe ALTERNATIVËS. Kjo formë mixe do ta shmangte ASH-në dhe Selën nga animi i imponuar eventual dhe nga ,,fajtori, kujdestar për bashkëpunim dyshe dhe njëkohësisht do të mundësonte zbutjen e ,,spirales,, së nxehur LB-Alternativa.

Bashkëpunimi mix parazgjedhor në zonën nr. 6, 5, dhe 2,1 të këtyre partive opozitare (dorën në zemër njëra nga këto aktualisht është në pozitë) do të mundësohej për mes një FEDERATE PARTIAKE politike të bashkveprimit parazgjedhor, ku secila nga ata do të etablonin subjektivitetin e vet politik nën një platformë të përbashkët e cila do të mund p,sh të mbante sintagmën- ,,ME GUXIM E ME BESË PËR VATRËN E PËRBASHKËT,,.

Pra, në momente të antagonizmave të pa njohura për opinionin, Ziadin SELA në asnjë moment nuk duhet të futet në arbitër për gjetjen e fajtorit, por gjetjen e zgjidhjes së mundshme.
Politika është interes por para se gjithash është dialogim në vazhdimësi dhe me plot kompromise. Kryeneçësia, bajraktarizmi dhe prepotenca e të parëve të partive e dëmtojnë demokracinë si proces madje edhe të mirën e përgjithshme.

Liderët e opozitës që nuk duan ti shohin rrugët e zgjidhjes, aq më tepër kuar ata kanë emëruesin e përbashkët NDRYSHIMIN, atëherë ata nuk shpërfaqin kapacitete kompromisesh për të sjellur ndryshimin ashiqare të shumëpritur.
Nëse edhe kjo formë mixe nuk duket e kapshme, atëherë mbetet që të lidhin kontratën të ndarë me votuesit. Por ka të ngjarë që ,,SOFRA,, që u synua të ndërtohet me GUXIM, të prehet në BESË dhe VATRA të mbetetn e lënduar dhe gjysmë boshe.

Baby Boo