Një i moshuar vr*et bashkëshorten aksidentalisht


Një i moshuar është ndaluar nga Policia e Mirditës pasi dyshohet se ka vr*arë aksidentalisht bashkëshorten e tij, teksa po pastronte një ar*më zj*arri. Policia tha se është njoftuar nga Spitali Rajonal Rrëshen, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja Vitore Paçuku., e pl*agosur me ar*më zja*rri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

“Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi Paulin Paçuku, 61 vjeç, duke pastruar një ar*më zjarri pis*toletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, tha Policia.

Paçuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa ar*ma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo