Një histori e ndaluar dashurie! Djali shqiptar po i propozonte martesë, ndërhynë policia – ja çfarë ndodhi


Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi historinë e ndaluar të dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës.
Ata ishin njohur që në fëmijëri me njëri- tjetrin dhe kishin vendosur që të krijonin familjen e tyre. Por në këtë histori dashurie kishin ndërhyrë familjarët e Ersoneldës të cilët nuk i lejonin ata që të qëndronin bashkë me arsyen se ata ishin kushërinj.

Në prapaskenë ndodheshin familjarët e Ersoneldës të cilët e kishin shoqëruar atë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ata po e ndiqnin të gjithë historinë nga prapaskena dhe në momentin kur zbuluan se kush e kishte ftuar Ersoneldën filluan të agravoheshin dhe të kërkonin disa herë që transmetimi të ndërprehet.

Nga ana tjetër Ersonelda vazhdoi të rrëfente historinë e dashurisë me Stiljanon, se si ishin njohur me njëri- tjetrin. Ajo tregoi se kjo lidhje ishte ndaluar nga të gjithë familjarët e saj me argumentin se e kishte kushëri Stiljanon. Por e vërteta sipas Ersoneldës ishte shumë ndryshe nga çfarë familjarët e saj pretendonin duke thënë: Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipëria ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, pasi sipas saj situata po bëhej tepër e rre*zikshme për të dhe Stiljanon.
Efektivët e policisë menjëherë pas de*noncimit të bërë nga gazetarët e programit “Dua të të bëj të lumtur” erdhën në studiot e “Top Channel” duke shoqëruar në komisariat familjarët e Ersoneldës. Menjëherë pasi ata u shoqëruan nga efektivët, Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos duke vendosur që të jetojë dashurinë e ndaluar për gjithë këtë kohë.

Baby Boo