Një gazetar dhe një kameraman vriten në Honduras derisa kryenin punën e tyre


Një gazetar dhe një kameraman të rrjetit televiziv lokal në La Seiba u vranë dje me armë zjarri, derisa kryenin punën e tyre, njoftojnë burime të policisë.

German Valesil, 41 vjeç, gazetar, dhe Horhe Posas, 27 vjeç, kameraman që ka punuar për televizionin Kanal 45, u qëlluan për vdekje nga sulmues të panjohur derisa po qarkullonin në La Seiba, qyteti i tretë më i madh në Honduras, 280 kilometra në veri të kryeqytetit, Tegusigalpe, kumtoi policia.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e konsiderojnë Hondurasin si një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe veçanërisht të rrezikshëm për gazetarët.
Që nga viti 2001, janë vrarë 82 gazetarë, punonjës të mediave dhe pronarë të mediave në Honduras.

Autoritetet e Hondurasit nuk po punojnë mjaft për të hetuar krimet dhe më shumë se 90 për qind kanë mbetur të pandëshkuara.

Baby Boo