Një fëmijë bie nga një objekt në lagjen “Arbëria” të Prishtinës


Një fëmijë ka ranë nga një lartësi e një objekti në Prishtinë. Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ai ka thënë se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rrethanave që e karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”.

Baby Boo