NJË FEMËR PËRDOR STILOGRAF ME KAMERË NË VENDVOTIM


Komisioni Zgjedhor në shkollën “Koço Racin” në Shkup, ka denoncuar një femër që dyshohet se ka filmuar votimin me stilograf që ka të integruar kamerë. Ka filmuar edhe anëtarët e komisionit dhe të pranishmit në vendvotim, por edhe votën e saj. Kjo është vetëm një prej rasteve të shumta që sot u denoncuan në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Është denoncuar edhe pengesë, nënçmim dhe fotografim i qytetarëve që dalin për të votuar, në hyrje të shkollave apo në afërsi. Numri i këtyre rasteve është më i madhi prej të gjithë rasteve të regjistruara.

Policia gjithashtu njofton se në vendvotimin në fshatin Gërçec, për më shumë se një orë, votimi ka qenë i ndërprerë, shkaku se kanë munguar disa fleta të votimit. Një incident është regjistruar edhe në fshatin Llaskarcë të Sarajit. Anëtarë të një komisioni, kanë nënçmuar dhe ofenduar një mbikqyrës të një organizate joqeveritare. /SHENJA/

Baby Boo