Një dron i madh – që dyshohet të jetë ushtarak – rrëzohet në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë


Nacionale është njoftuar përmes një burimi anonim (që ishte dëshmitar në vend të ngjarjes) se një dron i madh, që dyshohet të jetë ushtarak ose policor, është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë.

Ky dron nuk kishte asnjë mbishkrim që ishte i pajisur me një kamerë të madhe e të sofistikuar vëzhguese, dhe e cila përdoret për survejim/mbikëqyrje.

Burimi u shpreh se ishte njoftuar Policia e Kosovës dhe e cila kishte mbërritur në vendngjarje më pas.

Droni kishte pësuar një aksident në ajër, por kishte mbetur funksional edhe pak kohë pasi kishte rënë. Kjo ngjarje kishte ndodhur rreth orësh 14:00.

“Edhe pasi ka rënë në tokë, ai provoi të ngritej lart,” – na tha ai.

Ditë më parë, një dron i ngjashëm si ky që ka rënë në Mitrovicë ishte rrëzuar edhe në Zagreb të Kroacisë. Ai po fluturonte nga zonat e luftës në Ukrainë.

Droni i rrëzuar në Kroaci ishte i prodhimit sovjetik, dhe kishte fluturuar përmes Rumanisë dhe Hungarisë para se të hynte në Kroaci.

Baby Boo