Një ditë pas postimit të Gruevskit, avioni privat i Orbanit fluturon drejt Beogradit


Avioni luksoz privat të cilin e shfrytëzon qeveria hungareze dhe biznes-elita, mes të cilëve edhe kryeministri Viktor Orban, mëngjesin e të së mërkurës, 14 nëntor, ka fluturuar për Beograd, dhe më pas është kthyer në Budapest.

Fluturimi për Beograd ka ndodhur një dit pasi ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka publikuar në Facebook, se gjendet në Budapest dhe kërkon azil politik, shkruan portali hungarez “Atlatszo”, transmeton SHENJA.

Portali në shtator ka shkruar se elita qeveritare, përfshirë edhe Orbanin, shfrytëzon avion të ri luksoz i cili kushton 53 milionë euro. Oraban është fotografuar si zbret nga avioni në Budapest pas ndeshjes së kombëtares me Bullgarinë.

Baby Boo