Një deputet i BDI-së pritet të arkëtojë 900 mijë euro nga buxheti i shtetit, ja emri! (Foto)


Deputeti I Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ejup Halimi, do të arkëtojë nga buxheti mbi 900 mijë euro, shkruan irl.mk. Ai ka fituar procesin gjyqësor në rastin ku e ka paditur shtetin për një parcelë rreth lumit Vardar, dhe përmes avokatit ka kërkuar ndërprerje të kontratës për shitblerje. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2007 kur shteti e akuzoi Ejp Halimin, për shkak se i ka tejkaluar të gjitha afatet për ndërtim. Mirëpo në vitin 2015 ndryshuan rolet dhe Halimi paditi shtetin duke kërkuar 913.000 euro kompensim. Siç ka publikuar IRL, Halimi e ka blerë tokën pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006.
Me ardhjen n pushtet të koalicionit VMRO-DPMNE-PDSH në vitin 2006, Avokati i Popullit ka kërkuar që Ministria për transport ta shfuqizojë kontratën me Halimin, sepse është arritur në kundërshtim me Ligjin për pengim të korrupsionit, respektivisht gjatë fushatës zgjedhore, tetë ditë para zgjedhjeve të 5 korrikut. Derisa procesi gjyqësor ishte në vijim, në vitin 2008 sërish në pushtet është kthyer BDI-ja. Halimi në vitin 2013 arrin fitore gjyqësore dhe evidentohet si pronar i tokës.
Në vitin 2015 ai vendos që ta paditë shtetin dhe ta ndërpresë kontratën, sepse ndërkohë ka ndryshuar Plani Detal Urbanistik për këtë rajon. Procesi gjyqësor është kah fundi dhe pritet të përfundojë së shpejti. Këtë proces veçmë e ka fituar një tjetër funksionar i kandiduar nga BDI, i cili ka fituar 2.2 milionë euro.

Baby Boo