Një burrë në Kaçanik plagos veten derisa po e pastronte armën


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka një burrë në Kaçanik e ka plagosur veten në këmbë derisa ka qenë duke e pastruar armën.

Sipas Policisë ai është jashtë rrezikut për jetë dhe arma i është konfiskuar.

“Kaçanik, 27.12.2023-02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë. Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë.

Baby Boo