Një Botëror i europianëve! U kualifikuan thuajse të gjithë


Prej shumë vitesh ka një diskutim të gjerë rreth faktit se ekipet europiane janë gjithmonë një nivel më lart se skuadrat e tjera që marrin pjesë në Botëror, me përjashtime të vogla. Gjithçka është konfirmuar në Rusi 2018, ku në fazën me eliminim direkt janë kualifikuar thuajse të gjitha ekipet europiane.

Fazën me eliminim direkt e kanë kuar 10 nga 14 skuadrat pjesëmarrëse europiane në këtë aktivitet. Të vetmet që nuk kaluan në fazën me eliminim direkt janë Gjermania, Serbia, Islanda dhe Polonia.

Kësisoj, Europa ka numrin më të madh të skuadrave me pjesëmarrjen e Rusisë, Spanjës, Portugalisë, Francës, Kroacisë, Danimarkës, Suedisë, Zvicrës, Belgjikës dhe Anglisë.

Më pas vjen Amerika e Jugut, me 4 skuadra: Brazil, Argjentinë, Uruguai dhe Kolumbi. Nga një skuadër kanë Amerika Veriore dhe Qendrore (Meksika) dhe Azia (Japonia), ndërsa asnjë ekip afrikan nuk kaloi turin për herë të parë që nga viti 1982.

Por pavarësisht kësaj diference të thellë, në planin për të bërë Botërorin me 48 skuadra, FIFA nuk ka menduar të shtojë numrin e skuadrave cilësore europiane, por ato të kontinenteve të tjera, duke çuar maksimumi në 16 numrin e skuadrave të kontinentit tonë.

Baby Boo