Një asteroid i rrezikshëm po i afrohet Tokës, ja çfarë thotë NASA


Një shkëmb hapësinor me një gjerësi prej 1 kilometër, mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet dhe mund të shkaktojë një katastrofë në shkallë globale.
Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë.

Sipas llogaritjeve trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.
“Nëse një asteroid shkëmbor më i madh se 25m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, -thuhet në agjencinë e NASA.

Baby Boo