Një amerikan plagos tre studentë palestinezë në Vermont


Policia ka arrestuar një person të dyshuar se ka qëlluar tre studentë palestinezë në Burlington, Vermont.

Jason Eaton, 48 vjeç, u arrestua, tha departamenti i policisë. Sipas raportimeve, i dyshuari jeton në një ndërtesë jo larg vendit ku ndodhën të shtënat. Ai u arrestua rreth orës 15:30 me orën lokale, në vendin e krimit.

Tre studentë nga Palestina u qëlluan duke ecur në rrugë. Të rinjtë e moshës rreth 20 vjeç, kanë qenë duke lëvizur të qetë, kur një person i armatosur ka qëndruar para tyre dhe ka qëlluar nga një plumb, e më pas ka ikur.

Dy të rinj janë në gjendje stabile, ndërsa i treti ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda.

Studentët e sulmuar u identifikuan si Hisham Awartani, student në Universitetin Brown në Rhode Island, Keenan Abdelhamid, student në Kolegjin Haverford në Pensilvani dhe Tahsin Ahmad, student në Kolegjin Trinity në Konektikat.

Familjet e viktimave dhe disa grupe të të drejtave civile u kanë bërë thirrje hetuesve të hetojnë nëse të shtënat ishin një krim urrejtjeje, pasi sulmi vjen mes raporteve për një rritje të incidenteve anti-muslimane dhe anti-arabe në SHBA për shkak të luftës në vazhdim. mes Izraelit dhe Izraelit.

Baby Boo