Një alpinist maqedonas humb jetën


Një alpinist maqedonas vdiq sot në një përpjekje për të ngjitur në fazën përfundimtare në majën e malit Mont Everest, raporton AFP.

Siç shkruan agjencia, alpinisti 62-vjeçar u rrëzua para kampit të tretë, në anën Nepalese të majës, në një lartësi prej 7.200 metrash.

“Ekipi ynë në kampin bazë konfirmoi vdekjen e tij”, tha organizatori ekspeditës Isvari Pudel, organizator i ekspeditës nga Nepali .

Mediat lokale raportojnë se alpinisti vdiq nga një atak në zemër dhe është vdekja e katërt në këtë sezon pranveror të ngjitjes në Himalaje.

Javën e kaluar, një alpinist rus në një ekspeditë vdiq si rezultat i problemeve të shkaktuara nga një ndryshim i lartësisë pak para vendndodhjes së lartë, Lodz, pikën e katërt më të lartë pas malit Everest.

Në Nepal, gjenden tetë nga katërmbëdhjetë majat më të larta në botë, dhe alpinistët e huaj që ngjiten në shpatet e majave janë një burim i madh të ardhurash për vendin e varfër

Për t’i ndihmuar Pa Censurë-s financiarisht klikoni mbi reklamat

Baby Boo