Një 50-vjeçar gjendet i vdekur në rrugën për në fshatin Zubovcë të Gostivarit

Me datë 05.02.2025 rreth orës 15:30 në NjP Gallatë, është raportuar se në rrugën nga fshati Novosellë për në fshatin Zubovcë është gjetur i ndjeri S.S.(50) nga fshati Zubovcë i Gostivarit.  Një mjek nga Emergjenca e Gostivarit ka konstatuar vdekjen, ndërsa ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik kanë isnpektuar vendin dhe sipas urdhrit të tij trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.