Një 5 vjeçare me Covid 19 në gjendje të rëndë, mjekët s’kanë shpjegim


Në mediat italiane ditën e djeshme ka qarkulluar një lajm i tri*shtuar, lajm i cili ka mahnitur edhe autoritetet shëndetësore pasi nuk i japin dot shpjegim. Një 5 vjeçare nga Padova është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje tepër të rëndë pasi u infektua me Covid 19.

5 vjeçarja është pacientja e parë në Itali, me këtë moshë që i është nënshtruar kujdesit intensiv. Vogëlushja nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër, shkruajnë mediat vendase dhe ky është rast i rrallë të cilit nuk i japin dot shpjegim.

Ndërkohë mjekët kanë bërë me dije se në momentin kur ajo është futur në kujdes intensiv, me frymëmarrje të rënduar, u zbulua se pacientja e vogël kishte një sindromë hemolitiko uremike. Kjo është një formë sëmundjeje e gjakut dhe veshkave, e cila zakonisht shoqërohet me infeksione gastrointestinale.

Baby Boo