Një 33-vjeçar nga Shkupi mashtron tri banka duke përfituar plot 907.561 denarë


Njësia kundër krimit ekonomik dhe kompjuterik në Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër personit A.S.(33) nga Shkupi, pasi dyshohet se ka arritur të mashtrojë 3 banka duke marrë 907.561 denarë. I riu nga Shkupi ka dorëzuar dokumente të falsifikuara në tre banka të ndryshme, duke përfaqësuar në mënyrë të rreme se i plotësonte kushtet për kredi dhe se ishte në punë të rregullt në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, gjë që rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

“Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër A.S.(33) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “mashtrim për marrje kredie apo lehtësira të tjera” nga neni 249 i Kodit Penal, ku ka dorëzuar dokumente të falsifikuara në tre banka të ndryshme, duke dorëzuar dokumente të rreme dhe se ishte i aftë për kredi dhe se ishte në punë të rregullt në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Në këtë mënyrë arriti të mashtrojë zyrtarët e tre bankave që kanë miratuar kreditë për të. Ai ka arritur të përfitojë plot prej 907.561 denarë në mënyrë të paligjshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo