Një 30 dhe 32 vjeçar në mesin e 12 viktimave nga Kovid-19


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.172 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 4.021 testimeve.

Prej rasteve të reja, 145 janë riinfektime.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 553 të shëruar dhe 12 viktima.

Viktima më e re në moshë është 30 vjeç nga Velesi dhe një 32 vjeç nga Manastiri.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga koronavirusi është regjistruar edhe një viktimë, 59 vjeç që ka ndërruar jetë më datë 15 janar 2022.

Nga të gjithë personat e vdekur, vetëm 5 kanë qenë të vaksinuar tërësisht.

Raste aktive në vend janë 19.104.

Baby Boo