Nisma shkon e vetme në zgjedhje, synon t’i marr 55 mijë vota


Anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, tha se ky subjekt po përgatitet që të shkoj i vetëm në zgjedhje.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 ai tha se po synojnë që në zgjedhje t’i marrin 55 mijë vota.
“Nisma veç është në përgatitje përfundimtare që të hyjë e vetme në zgjedhje. Brenda javës do të konsultohen edhe kryetarët e degëve. Jemi duke hyrë në një garë politike dhe Nisma synon t’i ketë 55 mijë vota”, tha ai.

Berisha tha se Nisma është e përgatitur për zgjedhje.
Ai tha se do të varet nga angazhimi i tyre se si do të dalin në to.
“Nisma është e përgatitur për betejën e radhës politike, nuk shohë ndonjë problem. Do të varet nga angazhimi ynë se sa do të jetë e madhe e mira që do të dalim në zgjedhje. Nisma që nga themelimi është një subjekt politik serioz, balancues në shumë situata që ka kaluar Kosova dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje”, shtoi ai.

Baby Boo