Nisma për kongres të jashtëzakonshëm: VMRO-ja s’është pronë e Mickoskit


Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së reagon për vendimin e mbrëmshëm të Komitetit qendror të kësaj partie, shkruan Alsat. Sipas tyre “përpjekja e kryetarit aktual Hristijan Mickoski për t’i ikur përballjes me delegatët të cilët e zgjodhën në kongresin e 16, përmes caktimit të kongresit të rregullt në nëntor nënkupton lojë me partinë dhe me të gjithë anëtarët të cilët e autorizuan delegatët në Vallandovë që t’i besojnë kryesimin.

Hristijan Mickoski nuk ka kapacitet dhe nuk ka besim mes anëtarëve të partisë dhe aq më pak mes qytetarëve neutral. Hristijan Mickoski do t’i sjellë edhe një humbje VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, ashtu siç solli humbje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.” – thuhet në komunikatën e këshillit nismëtar.

Në reagimin e tyre më tej shkruan “ofendimet që delegatët të cilët e kanë zgjedhur janë dështakë, tregojnë se Mickoski nuk ka asnjë respekt për bashkëpartiakët të cilët i kanë besuar” dhe se “VMRO-DPMNE-ja nuk është pronë private e Mickoskit”. Nga këshilli nismëtar ftojnë delegatët që janë penduar të kyçen në iniciativën për kongres të jashtëzakonshëm të cilin e kanë caktuar për më 28 mars.

Ndërkohë, në mbledhjen e një dite më parë të Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së u vendos që kongresi i rregullt i partisë të mbahet në nëntor. Sipas partisë së Mickoskit, nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm janë ish funksionarë të partisë që janë vendosur nën shërbim të pushtetit dhe Zaevit.

Baby Boo