Nisja e parakohshme e fushatës, ja çfarë thotë KSHZ


Edhe pse na ndajnë më shumë se një muaj nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, partitë politike përmes aktiviteteve të ndryshme promovojnë programet e tyre me cilat do të dalin para qytetarëve.

E megjithatë kjo nisje e parakohëshme e fushatës sipas KSHZ-së nuk përbën shkelje, pasi Kodi Zgjedhor rregullon aktivitetet zgjedhore vetëm 20 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Por pavarsisht kësaj kjo nuk ndalon që palët apo individët të inicojnë parashatresa e të cilat do të shqyrtohen me kujdes, thekson Admir Shabani nga Komisioni Shetëror i zgjedhjeve.

“Për ne moment kyç është moment i fundit i dorëzimit të kandidaturave dhe prej atëherë fillojmë ndjeken e fushatës pasi ka një hapësirë të caktuar kohore kur fillon fushata zyrtare e kandidatëve. Deri atëherë ne do të shqyrtojmë të gjitha rastet, të gjitha parashtresat apo kundërshtesat të cilat do të vijnë në KSHZ. Deri në këto moment nuk ka ndonjë kërkesë të atij lloji”, shprehet zëdhënësi i KZHS-së, Admir Shabani.

Nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele theksojnë se nuk ndërhyjnë në përmbajtjet e konferencave që mbahen nga partitë. Në këtë periudhë u intereson vetëm pluralizimi në media gjatë edicioneve informative.

“Montiorimi i radiodfuzerëve ka filluar që nga 17 shkurti, gjegjësisht një ditë pas nënshkrimit të zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh edhe Metodologjia e monitorimit. Theksojmë se deri në fillimin e fushatës zgjedhore, ajo që ne monitorojmë është pluralizmi në raportimet gjatë lajmeve, kurse me fillimin e fushatës zgjedhore , radiodifuzerët do të përcillen nëse kanë raportim të balancuar, të drejtë dhe të paanshëm në programin e përgjithshëm që emëtojnë. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zgjedhje të përgjithshme parlamentare, mediat duhet të arrijnë balancim në raportimet e tyre duke respektuar parimin e propocionalitetit sipas numrit të listave të konfirmuara të kandidatëve dhe intensitetit të ngjashëm të fushatës”, theksojnë nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Në lidhje me këtë çështje TVM2 kontaktoi edhe Komisioni për parandalim të korrupsionit.

Nga atje theksojnë se procedurë në këto raste inicohet vetëm nëse ka ndonjë promovim konkret në terren me mjete buxhetore qoftë në nivelin lokal apo atë qëndror.

Baby Boo