Nisin procedurat për ekstradimin e Gruevskit


Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurën për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev pret që shteti hungarez të veprojë si një shtet me vlera Evropiane.

Kemi vepruar në bazë të obligimeve tona sipas ligjit. Kërkojmë që të ekstradohet Gruevski në shtet. Sigurisht që nga Hungaria si vend Evropian presim që të tregojë shembull dhe që nuk do të mbrojë kriminel që ka bërë krime ndaj qytetarëve. E themi publikisht se kërkojmë ekstradimin sepse cili do të jetë motivi jonë si shtet jo anëtarë kundrejt një shteti Evropian që mbron kriminel në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare për luftë kundër krimit- deklaroi Zoran Zaev.

Aktin e ikjes së Gruevskit, Zaev e quajti akt qyqarë duke i kujtuar deklaratën e tij kur Gruevski kërkonte që të dënohet ai dhe jo qytetarët e përfshirë në zhvillimet e 27 prillit.

Çfarë qyqari është ai i cili gjatë gjithë kohës thoshte se pavarësisht se çka do të ndodhë ai është i gatshëm për Maqedoninë të flejë në burg, se gjoja ai është i gatshëm ta pranojë përgjegjësinë, ja ku erdhi momenti për përgjegjësi dhe iku si qyqarë jashtë shtetit duke tentuar të fitojë falje apo diçka të ngjashme. Vetë akti i tij tregon se është fajtor dhe do të vërtetohet fajësia e tij për veprat që ndiqet- theksoi Zoran Zaev.

Zaevi hodhi poshtë akuzat se pas ikjes së Gruevskit nga shteti ka marrëveshje mes të arratisurit dhe pushtetit. Ai gjithashtu theksoi se po hetohet procedura se si Gruevski ka arritur t’i shmanget policisë, duke hedhur poshtë çdo akuzë për mos veprim të policisë.

 

Baby Boo