Nisin hetimet ndaj Sylvester Stallones, aktori akuzohet për abuzim seksual


Prokurorët e Los Angeles thanë se ekipi i tyre i krimeve të seksit janë duke shqyrtuar një rast kundër Sylvester Stallone.

Greg Risling, zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit, nuk dha detaje të tjera, por tha se rasti u paraqit nga policia e Santa Monicas së Kalifornisë.

“Është e egër që zyra e Policisë do të shpall këtë informacion, sepse e bën publikun të mendojë se ka diçka atje”, shtoi ai.
Singer tha se gruaja që bëri ankesën kishte një marrëdhënie normale me klientin e tij në vitet 1980.

“Nuk është e përshtatshme të përpiqesh të shkatërrosh dikë duke bërë këtë”, shtoi ai.

Policia e Santa Monicas kishte konfirmuar në dhjetor se po hetonin një ankesë të bërë në nëntor të vitit 2017 lidhur me një incident të dyshuar të sjelljes së keqe seksuale në vitin 1990.

Sylvester Stallone zbuloi një sekret nga filmi “Rambo”
Stallone u bë i famshëm në vitin 1976 me filmin “Rocky”, i cili i kishte sjell një Oscar, Rocky dhe vazhdoi të bëhet një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit.

Theksojmë se Kalifornia ka një statut kufizues kompleks për ndjekjet penale të abuzimit seksual, por veprat penale në përgjithësi duhet të ndiqen brenda 10 viteve.

Baby Boo