“Nis zyrtarisht koalicioni PDK – VETËVENDOSJE”


Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se zyrtarisht ka filluar koalicioni në mes Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në Komunën e Prishtinës.

Ky reagim i Mollqiajt vjen pas shkarkimit të asamblistit të Qëndrim Sahitit nga radhët e PSD-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka postuar një foto ku shihen asamblistët e PDK-së dhe ata të VV-së, teksa ksaj foto ia ka mbështetur një shkrim duke thënë “se zyrtarisht e publikisht, nisi bashkëpunimi/koalicioni PDK-VETËVENDOSJE! në Prishtinë”.

“Koalicion ky kundër të gjithë votuesve që e votuan Shpend Ahmetin me programin e tij qeverisës. Koalicion për të keqen e Prishtinës”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj tutje ka shkruar se është “E dhimbshme, por jo e papritshme. Por, qytetarët e Prishtinës do ta vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Shpend Ahmeti dhe do t’i ndëshkojnë me votë ata që tentojnë ta bllokojnë zhvillimin e Prishtinës ashtu siç e ndëshkuan PDK-në në zgjedhjet e fundit”.

Sot Lëvizja Vetëvendosje arriti ta shkarkonte asamblistin e Partisë Socialdemokrate (PSD) Qëndrim Sahitin nga pozita e aksionarit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), pas ndihmës që mori nga asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). /Insajderi.com

Baby Boo