Nis seanca ndaj Nasim Haradinajt në Hagë


Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ku po akuzohet nënkryetari i OVL-UÇK Nasim Haradinaj. Nasim Haradinaj aktualisht është duke u paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake në Hagë. Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ditë më parë kumtoi akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës të parapara në Kodin Penal të Kosovës sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet” thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndryshe Haradinaj u arr*estua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Baby Boo