Nis seanca ndaj Gucatit e Haradinajt: Gjykatësi e pranon kërkesën e Haradinaj dhe jep një urdhër


Ka filluar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ndaj dy krerëve të OVL’së së UÇK’së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Në nisje të seancës, gjykatësi Nicolas Guillou ka përmendur kërkesën që e ka parashtruar dje Nasim Haradinaj përmes avokatëve të tij që të mos marrë pjesë në këtë seancë. Guillou ka thënë se kjo ka qenë në përputhje me rregulloren.

“Dëshiroj ta përmend kërkesën e parashtruar nga avokati i Z.Haradinaj për ta mbajtur këtë seancë në mungesë të tij. Kjo është në përputhje me rregulloren”, ka thënë gjykatësi Nicolas Guillou. Tutje, ai ka përmendur edhe disa çështje paraprake me të cilat tha se duhet të merret, ndërsa ka dhënë një urdhër për avokatët e dy krerëve të veteranëve të luftës, lidhur me disa materiale.

“I jap urdhër mbrojtjeve që t’i publikojnë versionet publike të redaktuara…”, tha gjykatësi.
Ndryshe Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit 2020 në Prishtinë, me urdhër arrest nga Prokuroria e Specializuar.

Baby Boo