Nis ndërtimi i një memoriali në vendin ku për herë të parë doli UÇK


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë të Skenderajt.
Përmes një postimi në Facebook, Nura ka shkruar se vepra monumentale po bëhet në kujtim të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997, përcjell Arbresh.info.
“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997. Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në”, përfundoi Nura./Arbresh.info/

Baby Boo