Nis me sukses regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut


Tashmë nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka filluar me sukses operacioni statistikorë i regjistrimit të popullsisë , banesave dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat. Autoritetet nga Entit Shtetërorë për Statistika mëngjesin e sotëm njoftuan se procesi po vijon me sukses dhe pa pengesa dhe se për momentin nuk ka asnjë problem.

“Deri më tani, ja për më shumë se gati tre orë regjistrimi po zhvillohet me sukses. Nuk kemi informacione se ka dikund ndonjë problem, qoftë për refuzim të regjistrimit ose ndonjë problem teknik. operacioni gjithkund vijon me sukses. Ju bëj thirrje të gjithëve që masoovikisht të kyçemi në këtë operacion. T’i harrojmë të gjitha presionet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe përgatitëse dhe ta implementojmë si duhet këtë operacion”, deklaroi mes tjerash Simovski.

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami sot bëri apel që qytetarët të mirëpresin regjistruesit dhe të mos dëgjojnë zërat që bëjnë thirrje për bojkot të procesit të regjistrimi

Baby Boo