Nis gara e dembelizmit në Mal të Zi, nëntë garues luftojnë për 350 euro


Gara e qëndrimit shtrirë, e cila e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe që organizohet për herë të 11-të, mblodhi nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luftojnë për çmimin në të holla në vlerë prej 350 euro.

Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Dubravka Aleksić nga Podgorica, e cila u ngrit pas 117 orësh shtrirjeje, raportoi Vijesti të shtunën.

Që nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën mbulesën e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë.

Konkursi i sivjetshëm ka edhe një kuriozitet sepse disa garues vendosën të vijnë në Brezna dhe të flenë me familjarët e tyre.

Baby Boo