Nis fushata sensibilizuese “Dhuro një buzëkuq”, do të lidh grate e Maqedonisë me ata të Shqipërise (Foto)


Në vigjilje të 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas, aktivistja Liridona Beqiri nga Shkupi, ka bërë publike Fushaten “Dhuro një buzëkuq”

“Morrëm iniciativën bashkë me miken time nga Tirana Desantila Vatnikaj të nisim një fushatë sensibilizuese për Ditën Ndërkombëtare të Gruas nëpërmjet nismës “Dhuro një buzëkuq”, ku secili prej nesh mund të ndihmojë në sensibilizimin ndaj problemeve që has sot një grua apo një vajzë kudo. Deri në datën 1 mars, gra dhe vajza (edhe burra, pse jo), do të shkëmbejnë me njëra-tjetrën buzëkuqë të kuq për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e grave”, na tha Liridona.

“Zgjodhëm buzëkuqin, jo thjesht si simbol feminiliteti, por si ngjyrën e energjisë, emocioneve, dashurisë, pasionit…” Regjistrohu edhe ti, për 8 Mars, lyej botën me të kuqe! Dhuro1buzekuq… u shprej më tej ajo.
Dhuro një buzëkuq!?
Është një fushatë sensibilizuese që kërkon pjesëmarrjen e gruas për gruan për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Gjithçka që duhet të bëjmë është të dhurojmë një buzëkuq të kuq shoqëruar me një mesazh (personal ose të përgjithshëm) për personin që do ti dhurohet.
Ti do të marrësh po prap si dhuratë një buzëkuq me një mesazh. • Me gruan, për gruan!

Baby Boo