NIS FLUTURIMI I PARË I ‘AIR ALBANIA’, RAMA PËRCJELL NË RINAS STUDENTËT E EKSELENCËS

Nis fluturimi i parë i kompanisë ajrore shqiptare ‘Air Albania’. Nga Rinasi kryeministri Rama ka përcjellë drejt Stambollit në këtë fluturim studentë shqiptarë të ekselencës që studiojnë atje.

Baby Boo

“Jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit. Bëjmë edhe këto 30 m sëbashku pastaj ju të fluturoni dhe ne të tjerët të tërheqim këmbën zvarrë këtu në tokë”, tha Rama ndër të tjera.

Në këto momente do të niset për fluturim avioni i parë i kompanisë ‘Air Albania’ me emrin ‘Lasgushi’.