Nis ekspertiza e re për aksidentin me autobusin e Besa Trans


Avokati i një pjese të familjeve të udhëtarëve të vdekur dhe të lënduar nga aksidenti i autobusit Besa Trans në autostradën Struma në Bullgari, Nikollaj Dimitrov, për korrespondentin e MIA-s nga Sofja tha se ekspertiza në terren tashmë ka filluar.

Grupi i ekspertëve nisi ekspertizën tre kilometra nga aksidenti i autobusit dhe synimi është të tregojë nëse ka rrethana shkak-pasojë tjetër që kanë çuar në aksident. Avokati për MIA -në ka deklaruar se nga inspektimi do të tregohet se çfarë ka munguar në këtë pjesë të autostradës së Strumës dhe nëse kjo mangësi ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

Dimitrov po ashtu thekson se familjarët e klientëve të tij qartë pyesin nëse fajin e ka vetëm shoferi i vdekur apo ka ndonjë rrethanë tjetër që ka çuar në aksidentin e tmerrshëm, si dhe shtrojnë pyetjen se çfarë ka ndodhur me sendet personale dhe bagazhet e personave që humbën jetën, si dhe stolit e arit që kishin me vete, mirëpo nuk ishin të regjistruara nga autoritetet bullgare dhe askush nuk ua ktheu.

Familjet e të vdekurve dhe të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Bullgari kërkuan hetim paralel për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë ku humbën jetën 45 udhëtarë dhe 7 u plagosën rëndë. Në dhjetor, nga hetimet rezultoi se shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte shpejtësia që nuk korrespondonte me kushtet e rrugës.

Baby Boo