Nis ardhja e mërgimtarëve/ Një orë pritje në Merdarë


Pavarësisht pandemisë COVID-19, kjo s’ka ndaluar bashkëatdhetarët që t’ia mësyjnë Kosovës.
Ani pse në numër më të vogël se viteve të tjera, tashmë në rrugët e vendit tonë hasim në vetura me targa të shteteve të ndryshme, por edhe kufijtë kanë nisur të mbushën gjithashtu.

E, pritje po ka veçmas sot në pikën kufitare në Merdarë, nga Indeksonline sjellë pamje.
Derisa, viteve të tjera ata prisnin deri në 6 orë për të hyrën në vendlindje, sot pritjet janë deri në 1 orë.
Gjithsesi, atmosferë e zbehtë është këtë verë në Kosovë, kjo për shkak pandemisë, derisa vazhdimisht bëhet apel për respektim të masave të vënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës.

Baby Boo