Nipi i Jakup Krasniqit bëhet inspektor i naftës në ministrinë e NISMA-s


Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se Taulant Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, është punësuar si inspektor tregu, në ministrinë që drejtohet nga Nisma Socialdemokrate.

Taulant Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, është punësuar si inspektor i naftës në Ministrinë që drejtohet nga partia e themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Ai është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në pozitën inspektor i tregut, Divizioni për cilësi dhe tregtinë e naftës dhe derivateve të naftës.

Taulant Krasniqi është djali i Abdyl Krasniqit, vëllait të Jakup Krasniqit.

Në njoftimin e datës 5 korrik 2018 për kandidatët më të suksesshëm për këtë pozitë, figuron edhe emri i Taulant Krasniqit. Ai do të jetë njëri ndër inspektorët e naftës në Kosovë.

JNK ka kontaktuar sekretarin e MTI-së, Burim Rreci për të marrë më shumë informacione rreth punësimit të nipit të Jakup Krasniqit, por nuk ka marrë përgjigje.

Baby Boo