Nipi i Adem Jasharit sulmon ashpër Spahiun, e quan psikopat


Nipi i Adem Jasahrit, Bekimi, që merret edhe me politikë, e ka fyer Nexhmedin Spahiun, i cili nisi një debat për ditëlindjen e Komandantit Legjendar.

Spahiu ka thënë se ditëlindja e Ademit është e falsifikuar derisa për këtë pohim Bekim Jashari e ka quajtur psikopat. Ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit nga Mitrovica, shkruan Gazeta Express.

Bekim Jashari e ka ngatërruar pozitën e tij, duke thënë se do ta ndjek edhe penalisht, kompetencë kjo e prokurorisë.

Kryetari i Skenderajt mund ta padisë Spahiun vetëm për shpifje dhe fyerje, vepra këto që nuk janë penale por civile.

“Çka me i thonë atij njeri të krisur, psikopat. Është duke më bërë përshtypje se kush e ka pagu për të bërë gjithë këtë debat . Unë e kam në plan të bëj padi, do të dalë para Gjykatës për këto trillime. Do ta ndjekë penalisht”, ka thënë Jashari për Indeksonline.

Ndërkohë, Në librin amëz të ish-Jugosllavisë bëhet e ditur data e lindjes së komandantit Adem Jashari. Aty figuron se Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor 1955, edhe pse kjo së fundmi po kontestohej, e ky kontestim hapi debat rreth datës së lindjes së komandantit.

Numrat personalë në ish-Jugosllavi fillonin me ditën, muajin dhe tre numrat e fundit të vitit të lindjes. Numri personal i Adem Jasharit fillon me 2811955.. në udhëzuesit administrativë të asaj kohe./Pacensure

Baby Boo