Nina Statovci dhuron çelsat e shtëpisë për familjen Ismaili (VIDEO)


Në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës-Kosovë u dhuruan çelësat e shtëpisë së re për familjen e veteranit të UÇK-së Ymer Ismaili . Aktiviteti u ndërmor nga shoqata humanitare, ‘’Femrat shqiptare kudo që janë ‘’ dhe në emër të tyre Nina Statovci, gëzoi fytyrat e 4 fëmijëve që me lot e gëzim i uruan bamirësit . Shtëpia në të cilën kanë jetuar më parë gjashtë anëtarët e familjes Ismaili, ka qenë në kushte të mjerueshme , e rrezikuar nga gjarpërinjtë .

Fal aktivitetit të FSHKQJ(Femrat Shqiptare Kudo Që Janë) me shoqatën Humanizmi FSHKQJ që përfshin të gjitha Femrat Shqiptare në botë, sot ata do të mund ti gëzohen shtëpisë së re dhe t’ jetojnë të qetë si çdo familje tjetër. Ky është projekti i gjashtë me radhë nga kjo shoqatë bamirëse për tu ndihmuar nevojtarëve .

Baby Boo