“Nikotina nuk mbron nga koronavirusi”, OBSH-ja kundër studimit francez


“Pirja e duhanit dëmton mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit dhe ju bën më të prekshëm nga infeksioni Covid-19.” Ky është mesazhi që përcjell Organizata Botërore e Shëndetit për ti dhënë fund kështuti dhënë fund kështu çdo dyshimi pas botimit të studimit francez kontravers sipas të cilit nikotina mund të ketë efekt mbrojtës kundër koronavirusit.

Hulumtimi i diskutueshëm francez- Hipoteza mbi efektet “mbrojtëse” të nikotinës që u publikua nga gazeta Le Monde, pasoi një studim të kryer nga një ekip ekspertësh nga spitali parizian La Pitié-Salpetrière. Sipas të dhënave paraprake nga hulumtimet që vijnë nga vëzhgimi klinik në spitalin parizian, shkalla e pirjes së duhanit në mesin e pacientëve të infektuar me Covid-19 nga një mostër prej 350 pacientësh me një moshë mesatare prej 65 vjeç do të ishte shumë e ulët, “afërsisht 5% e totalit. ”

Hipoteza-Profesori Jean-Pierre Changeux, i Institutit Pasteur dhe i College de France specifikoi: “Hipoteza është se nikotina, duke u fiksuar në receptorin qelizor të përdorur nga koronavirusi, parandalon depërtimin e tij në në qeliza dhe përhapjen në të gjithë trupin. Receptori nikotinik i acetilkolinës” luan një rol kryesor në përhapjen e koronavirusit dhe është në origjinën e shumëllojshmërisë së simptomave të Covid-19, duke përfshirë humbjen e shijes, aromës dhe çrregullimet e tjera neurologjike, deri në rastet e bllokimit të papritur të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë rreth ditës së tetë.

Epidemiologu: “Ne nuk duhet të konkludojmë se ka një efekt mbrojtës”-Epidemiologu Florence Tubach dëshironte të sqarojë se bazuar në këto rezultate, sado të fuqishme të jenë ato, ne nuk duhet të konkludojmë se ka një efekt mbrojtës tymi i duhanit, i cili përmban shumë agjentë toksikë.

“Vetëm modifikuesit e nikotinës ose të receptorëve të nikotinës mund të kenë një efekt mbrojtës, dhe këto të kushntëzuara pasi jemi ende në fazën e vëzhgimit.”

Studimi francez pasoi atë kinez- Për të provuar hipotezën, spitali parizian ka nisur një eksperiment bazuar në aplikimin e nikotinës me doza të ndryshme dhe me qëllime të ndryshme parandaluese për të kuptuar nëse ajo mund të ndihmojë në mbrojtjen e stafit mjekësor-shëndetësor, si dhe me qëllim terapeutik për pacientët e shtruar në spital, për të parë nëse pas aplikimit të nikotinës do kenë ulje të simptomave apo ringjallje të simptomave.

Që në fund të muajit mars, një studim kinez i botuar në New England Journal of Medecine kishte nxjerrë në pah përqindjen e ulët të duhanpirësve në mesin e pacientëve me Covid.

Reagime kundër- Publikimi i studimit francez, me një eksperiment të nisur në një nga spitalet më të rëndësishëm Paris, ndezi një reagim të shpejtë. “Mos shkoni të blini nikotinë,” tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran. Rreziku është të krijoni shpresa të rreme midis shumë duhanpirësve si dhe të krijoni raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salmon, kujtoi se pirja e duhanit shkakton 75,000 viktima çdo vit në Francë, dhe është një faktor rëndues për sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe të kancerit.

E njëjta maturi ka ardhur edhe nga Italia.

“Eshtë e rrezikshme të lavdërosh një zakon të keq siç është duhanpirja dhe të mendosh se mund të ndihmojë në trajtimin e asaj që është tani emergjenca epidemike”, komentoi Giovanni Maga, drejtor i Institutit Moletik të Gjenetikës të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Pavia-s .

Baby Boo